Elvana ka marrë një propozim për martesë gjatë një koncerti të saj në Luzern të Zvicrës. Teksa performonte në skenë një nga fansat i ka drejtuar këngëtares një unazë. Me ta parë, Elvana reagoi duke bërtitur e habitur. Më pas vazhdoi performancën duke qeshur, por kaq u desh që ky moment të bëhej viral në rrjet. Ndonëse fansi nuk mori ndonjë përgjigje, për të ky moment me siguri do jetë i paharrueshëm.
Kujtojmë që Elvana për momentin po shijon suksesin e këngës “Ex” në bashkëpunim me Bardhin dhe Dj Gimi-o, këngë e cila ka arritur gati 30 milion shikime në Youtube.
@infinito.001 #infinitoal #frp #infinito_universal #video #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #koncert #fr #elvanagjata #elvanabellydancer #live #shqipetntiktok #albaniantiktok #coment ♬ suono originale – te dishe apo te kesh🤔