Më 23 Gusht, Kobe Bryant do të mbushte 44 vjeç. Bashkëshortja e tij, Vanessa e ka kujtuar basketbollistinme një postim në Instagram ku krah një fotoje së bashku ka shprehur sa shumë i mungon. “Gëzuar ditëlindjen, zemër! Të dua dhe më mungon shumë!”, shkroi Vanessa në postimin ku mori urime edhe nga personazhe të njohur. Kanë kaluar 2 vjet që nga dita kur Braynt, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë humbën jetën në një përplasje me helikopter ndërsa po udhëtonin për në një turne basketbolli në Akademinë Sportive Mamba në Thousand Oaks, Kaliforni.









