Klea Huta ka ndezur sërish kurreshtjen e ndjekësve me një postim që shumë e kanë parë si një mesazh të koduar për ish-partnerin e saj, Elgit Dodën. Thashethemet për ndarjen e çiftit të njohur janë përhapur prej javësh, por asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një reagim publik për të sqaruar situatën.
Në një “Instastory” të fundit, moderatorja publikoi disa vargje që ngjallën shumë interpretime:
“Do të mungojnë buzët e mia, si buzë greminë, ku qëndroje. Do të mungojnë duart e mia, ku trupin tënd lëshoje.”
Pikërisht këto fjalë kanë bërë që fansat të dyshojnë se Klea po i drejtohet Elgitit me një mesazh plot ndjenjë e nostalgji.
Ndërkohë, pavarësisht zhurmës mediatike, as Klea dhe as Elgiti nuk kanë konfirmuar ndarjen. Disa ditë më parë, ajo madje publikoi foto ku shihej me unazën e diamantit – dhuratë nga Elgiti në ditëlindjen e djalit të tyre – gjë që i hutoi edhe më shumë ndjekësit.
A është ky fundi i një prej çifteve më të dashur të showbiz-it shqiptar, apo vetëm një krizë kalimtare? Deri tani, të dy kanë zgjedhur heshtjen… dhe rrjetet sociale po flasin në vend të tyre.









