Këngëtarja e famshme Lana Del Rey është kërcënuar me jetë nga një 40-vjeçar. Sipas informacioneve. Denys Mallet me origjinë kanadeze është vënë në pranga pas kërcënimeve që i drejtoi këngëtares. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, këto kërcënime kanë filluar që nga 6 jansri i vitit 2022 dhe kanë vazhduar deri më 6 korrik të këtij viti.
Mallett doli në gjykatë të premten e kaluar dhe u la në paraburgim. Mirëpo, ai pritet të bëjë një paraqitje tjetër brenda javës, për një vendim tjetër gjykate. Ndërkohë, këngëtarja e cila performoi në Hyde Park në Londër pak ditë më parë, së fundmi zbuloi se kishte menduar të linte industrinë e muzikës në kulmin e famës së saj.








