Dojna na zbuloi çfarë bën ajo dhe Vlashenti sapo mbaron transmetimi i ‘Just Dance’ dhe ne e rekomandojmë shumë. Emisioni i ri që e riktheu moderatoren në ‘Top Channel’ transmetohet çdo të dielë dhe nga kjo e premte ka nisur të ritransmetohet edhe në mbrëmje vonë.
Dojna ka postuar një video shumë të këndshme pasi ‘Just Dance’ u shfaq në ekran. Çifti që e bëri publike lidhjen vetëm pak javë më parë e kanë mbyllur mbrëmjen duke kërcyer së bashkë të frymëzuar nga atmosfera e këndshme e programit. “Unë dhe Vlashenti pasi kemi parë ‘Just Dance’. Provojeni në shtëpi”, shkruan Dojna. Dy të dashuruarit kërcejnë nën ritmet e një këngë franceze dhe e këndojnë së bashku ndërkohë që rrotullohen dhe qeshin.

Ka mënyrë më të bukur për të mbyllur ditën vallë?/revistawho.com







