Vlashenti ka ditëlindjen dhe Dojna e uroi në mënyrë aq të bukur e romantike, sa këngëtarit do i duhet punë për t’ia larë ‘borxhin’, megjithëse ka një armë të fortë në dorë: Këngën.
Por le të kthehemi tek urimi i Dojnës. Moderatorja ka vendosur t’ia numërojë të gjitha gjërat që i do (ose jo) tek ai.
“Për ty që je aq kokëfortë sa bën 30 bomba atomike të shpërthejnë njëherësh brenda meje.
Për ty që studion piano në 4 të mëngjesit. Për ty që nuk më lë të degjoj një kengë nga fillimi në fund. Për ty që shpreson se një ditë do të mësoj të gatuaj dhe sa herë djeg një tigan më thua: ‘E ka fajin soba, ti je për bukuri’.
Për ty që më bën të qesh më stonuar se ç’këndoj.
Për ty që më bëhesh mburojë kur bota më shembet sipër.
Për ty qe në vend të zemrës ke një diell.
Te uroj më të mirën gjithmonë (mua domethënë)”, ka shkruar Dojna.

E nëse akoma dyshonit tek dashuria e një prej çifteve më të diskutuar të momentit, mendojmë se këto fjalë të Dojnës i kanë shprehur të gjitha, e kanë treguar mjaft për lidhjen e fortë që kanë dy të dashuruarit. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’iu urojmë të keni fatin të merrni urime kaq romantike në jetë edhe ju./revistawho.com








