Besojmë se të gjithë e kujtoni historinë e bujshme të konfliktit midis çiftit të artistëve Sajmir Çili dhe Suela Kalaja. Në dhjetorin që lamë pas në media u publikua lajmi se kjo dyshe e njohur i ishte drejtuar organeve kompetente me një kallëzim për njëri-tjetrin për dhunë. Prej kohësh Sajmiri dhe Suela ishin në fazën e divorcit dhe shpeshherë marrëdhëniet mes tyre krijonin ulje dhe ngritje. Burime nga policia bënë me dije se pas një telefonate janë drejtuar për te shtëpia e dy artistëve, teksa i kanë gjetur në mes të një konflikti. Gjithashtu u tha se në prani të forcave të rendit, këngëtarja, në gjaknxehtësi e sipër i ka qëlluar një shuplakë Sajmirit. Por më vonë thuhet se Kalaja fitoi pafajësinë nga gjykata. Mirëpo siç duket prokuroria nuk është dakord. Çështja ka shkuar në Gjyakët e Apelit. Këtë e bën me dije vetë këngëtarja, e cila mbrëmjen e sotme ka reaguar ashpër përmes një statusi në “Facebook” duke akuzuar organet ligjvënëse për padrejtësi dhe zhvatje.
“Më apeluan!!! Prokurori hesapi!!! Po do e them zyrtarisht: “Maskareshë Shqipëri e mbi të gjitha Plehra prokurorësh që zhvasin lekët e zhvasin shpirtra njerëzish!!! Nëna fëmijesh… Si unë fundja! Ju qoftë e hajrit gjithë ky presion! Deri në fund e turp t’i vijë!!!”
Ndërsa marrëdhëniet mes ish-çiftit janë normalizuar dhe gjykata në fakt ka vendosur të pranojë edhe kërkesën për divorc, prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të kantautorit Sajmir Cili, ka vendosur të ngrejë akuzë zyrtare për dhunë në familje ndaj këngëtares Suela Kalaja. Prej korrikut 2016, këngëtarja po përballet me drejtësinë për këtë akuzë./ revistawho.com








