Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në “Big Brother VIP” u fol shumë për çiftin Donald-Beatrix. Pas lidhjes live, të dy kanë folur për t’u sqaruar, por biseda ka qenë shumë e tensionuar dhe është përmendur ndarja. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale duket që ka qenë Donaldi ai që i ka kërkuar ta shohin lidhjen jashtë.
“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format. Mendoj se ti duhet të jesh vetëm”, i thotë Donaldi në disa momente.
“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj”, tha më tej Beatrix. A mos u nda çifti më i diskutuar?/revistawho.com








