Bora dhe Donaldi janë sot në vëmendje të mediave pas videos që ka qarkulluar në rrjet, ku shihen bashkë gjatë after-party-t që mbajti Valdrin Sahiti. Rrjeti po zien nga lajmet se Bora dhe Donaldi janë rikthyer bashkë, po ata vetë ç’kanë për të na thënë?
Të pyetur nga gazetari i emisionit “Gjesi” në T7, të dy dhanë të njëjtën përgjigje: refuzimin.
“Këto pyetje i bëjmë më vonë”, u përgjigj Donaldi duke shtuar se është lodhur nga këto pyetje. Kurse Bora refuzoi me gisht të përgjigjej.







