Kanella është një nga erëzat më të përdorshme në kuzhinë. Megjithatë ajo mund të përdoret edhe në trajtimin e problemeve të ndryshme që mund të keni me lëkurën tuaj.
Trajtimi i akneve dhe puçrrave
Përzieni një sasi të vogël kanelle dhe e një sasi të konsiderueshme mjalti dhe e vendosni në pjesët ku keni akne. Kjo përzierje thith sasinë e panevojshme të vajit në fytyrë dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut.
Gjithashtu kanella ka shumë veti anti-bakteriale që u ndihmon për të përmirësuar çdo problem. Mund të bëni një krem duke përzier pak kanellë, banane, lëng limoni dhe kos. Këtë masë e aplikoni në lëkurën tuaj dhe kryesisht në pjesën e qafës. Më pas duhet ta shplani me ujë të vakët. Kjo gjë pëmirëson cilësinë e lëkurës suaj, kujdeset për skuqjet dhe rrudhat në fytyrë. /revistawho.com








