Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Dorina Mema: Si arrita të bëj realitet ëndrrën për të parakaluar në paradën e yjeve në Hollywood

16/09/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Dorina Mema: Si arrita të bëj realitet ëndrrën për të parakaluar në paradën e yjeve në Hollywood

Për herë të parë një atlete shqiptare është e ftuar në paradën e yjeve të fitness-it botëror, dhe ajo është Dorina Mema. Menaxherët e federatës “WBFF” e përzgjodhën për të qenë pjesë e paradës së famshme në Beverly Hills Hollywood, ku marrin pjesë trupat më të bukur të planetit. Dorina rrëfen për “Panoramën” se si ia doli të jetë pjesë dhe atlete e “WBFF”, nga ku kanë dalë mbretëreshat me fizik perfekt, të cilat dikur i ëndërronte.





Je e ftuar në paradën e yjeve botërorë të fitnesit në Hollywood. Mund të na tregosh se si të erdhi ftesa dhe çfarë rëndësie ka për ty ky spektakël?

Wbff është federata ku janë spikatur të gjitha imazhet botërore të fitnesit, pikërisht ata që ne i shikojmë me adhurim nga ekrani apo fotot. Ata të cilët sot zotërojnë gjithë tregun online, për sa i përket mënyrës së stërvitjes, ushqimit apo veshjeve sportive, ata që na çudisin në Instagram, ndonjëherë dhe me photoshop-e, por që ia kanë dalë falë kësaj federate. “Wbff” është spektakli ku takohet fitnesi me fashionin, vetmi dhe më i ndjekuri në botë, me trupat më të bukur në planet. Çdo vit në muajin gusht jepet kurora e mbretëreshës së vitit, ku siç dihet nga shumë adhurues të fitnesit, ajo ka qenë braziliania Andreia Brazier.


Shumë mendojnë se i ngjan brazilianes Braizer, të ka sjellë fat ky fakt?

Shumë njerëz thonë se i ngjaj asaj. Ky fakt s’u ka shpëtuar as menaxherëve të federatës, të cilët në kërkim të imazheve të reja më spikatën mua në hashtaget e faqeve, ku si prezantim i parë i saj do jetë më 15 tetor në Beverly Hills Hollywood, një shfaqje me veshjet e bukura të “Victoria Secret’s”, tipike me krah dhe dekore skenike. Ndërkohë që unë do të jem një atlete e “Wbff”, në pritje të titullit “Prodiva”, pas një testi dietologjik. Rëndësia e kësaj ftese për mua është maksimale, pasi është një kapak me dinjitet nëse heq dorë nga garat, ose një fillim i madh nëse vazhdoj.

45448778747554784557854655636

Si ndihesh përpara eventeve të tilla, kur të duhet të përfaqësosh Shqipërinë?

Unë e shoh si një realizim sfide me veten, kur në 2012 unë i kisha idhuj dhe sot u bashkohem atyre. Ajo është federata që i përshtatet kategorisë sime, muskuj të bukur fit, dhe mënyra si organizohen eventet në mbarë botën. Është federata që ta jep botën në dorë, mjafton të vij gjithmonë në përmirësim. Në Shqipëri mbetem e para femër fitnes në gjithë historinë sportive, dhe është detyra ime ta çoj Shqipërinë në njërën nga tri federatat më në zë në botë, siç është kjo.

Po ushtrohesh intensivisht tani, dhe cila është rutina jote e stërvitjes?

Dhe pse kam pak kohë, besoj do arrij të bëhem gati. Stërvitem dy herë në ditë, me një dietë si për të shtuar muskuj, njëkohësisht dhe për të shkrirë masën dhjamore. Është sfilitëse, por më duhet t’ia dal. Unë gjithmonë e mendoj jetën me dyer hekuri pas shpine, ku nuk ekziston mundësia e një hapi prapa. Unë bëj veç para.

Një femër me trup të skalitur si ty, a ka ndonjë pikë të dobët, pra që s’të pëlqen te fiziku?

Ajo që më pëlqen te fiziku im është metabolizmi dhe energjia, ndërsa ajo që s’më pëlqen është gjatësia. Do të doja nga 1,64 m të isha 1,70 m, edhe pse fitnesi i kërkon jo të gjata. /Panorama

4654657

Tags: Dorina MemaHollywoodRrefim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
VIDEO/ Shqiptari që ndalon me gjoks makinat: Femrat tremben të vijnë në shtrat me mua, mbeta pa martuar

VIDEO/ Shqiptari që ndalon me gjoks makinat: Femrat tremben të vijnë në shtrat me mua, mbeta pa martuar








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera