Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Dorina Tiko: “Kiss”, një dedikim për të dashuruarit

09/12/2015
in Intervista
Reading Time: 4 mins read
A A
Dorina Tiko: “Kiss”, një dedikim për të dashuruarit

Kush nuk e mban mend Dorina Tikon, këngëtaren e grupit të parë të vajzave në Shqipëri – “Spirit Voice”? Ndonëse prej shumë vitesh e larguar nga skena, të gjithë i kujtojmë me ëndje këngët me të cilat ajo dhe vajzat e tjera të grupit fituan famën. Sot Dorina jeton dhe punon në Amerikë. Nga atje na sjell edhe surprizën e rradhës. “Kiss”, një këngë e punuar nga Alban Rockefeller, që do të pasohet edhe nga shumë të tjera… Cilat janë planet e saj? Zbulojini përmes kësaj interviste në “revistawho.com”.





Dorina sapo ke nxjerrë këngën tënde të parë solo “Kiss” në Amerikë. Sa kohe t’u desh të merreshe dhe a ka një dedikim kjo këngë?

Në fakt ky material i ri më ka marrë ca kohë bashkë me producentin tim Alban Rockefeller për të gjetur këngën e përshtatshme për mua nga arkivi i këngëve të tij. “Kiss” është një dedikim për të gjithë të dashuruarit. Flet për ndjenjën që secili nga ne e ka në brendësi. Vajzat veçanërisht e kanë pak më të vështirë të shprehen ashtu si djemtë. Pra në këtë këngë është një vajze që thotë “Dua të të puth dashuria ime/ ato buzë që i adhuroj/ dua të të prek dhe të puth më shumë/ po bie në dashuri/ mi amor.


Cilët janë bashkëpunëtorët të cilët ndihmuan për të sjellë këngën ‘Kiss’?

Bashkëpunëtori im është Alban Rockefeller (DJ Loco) nga Loco Records. Dua ta falenderoj sepse është kujdesur në çdo detaj për këngën, promovimin dhe çdo gjë tjetër që kjo këngë të jetë nga çdo aspekt gati. Faleminderit Alban Rockefeller, Loco Records!

dorina 2

Ke 15 vite që je larguar nga Shqipëria. Si është ndjesia kur kthehesh dhe këndon për publikun shqiptar dhe ku ndryshon ai me publikun shqiptar në Amerikë?

Unë nga Shqipëria kam dalë si këngëtare. Ndjenja kur kthehem është e veçantë se kthehem aty ku çdo gjë ka nisur, ku kam marrë duartrokitjet e para nga ky publik që është i mrekullueshëm. Por dhe në Amerikë duke qenë se kam shumë vite që jetoj e pëlqej publikun, edhe ata janë shumë të mirë dhe më mbështesin gjithmonë.

Pas këngës së re, çfarë planesh ka Dorina për më tej?

Unë me producentin tim Alban Rockefeller & Loco Records kemi këngë të tjera që janë gati gjithashtu. Vec kësaj kam dhe bashkëpunimin me kompozitorin shqiptar Jurgen Shira dhe tekstshkruesen Rozana Radi. Çdo gjë është gati dhe do dalë në momentin e duhur.

A premton Dorina një rikthim në Shqipëri, me ndonjë koncert, ose pse jo edhe ndonjë bashkëpunim me këngëtarë të tjerë?

Pse jo, unë tani sapo kam nisur rrugën për të realizuar ëndrrat e synimet e mia dhe këto po i bën realitet Loco Records. Jam shumë e hapur si për koncerte ashtu edhe për bashkëpunime, por çdo gjë ka kohën e vet sepse siç thashë unë sapo e kam rinisur rrugëtimin tim.

Meqë prekëm bashkëpunimet, po me grupin “Spirit Voice” çfarë do të bëhet? Ndonjë plan i diskutuar për ndonjë projekt?

Grupi “Spirit Voice” është dhe do të mbetet dashuria e parë. Patjetër që do të sjellim gjëra të reja, por tani në këto momente secila nga ne është fokusuar në karrierën personale.

dorina 3

Të ndalemi pak edhe tek jeta private pasi ne dimë që ti je bashkëshorte dhe nënë e dy djemve. Si është ta menaxhosh jetën mes familjes dhe impenjimeve që sjell muzika në përgjithësi?

Ndihem shumë me fat, sepse kam një familje që më përkrah në çdo hap. Si familja në Shqipëri, prindërit, motrat, vëllezërit, po ashtu edhe familja këtu në Amerikë. Unë jam mamaja e dy çunave Nick (13 vjeç) dhe Alex (8 vjeç) që për momentin janë të preokupuar me shkollën dhe aktivitetet jashtë-shkollore dhe gjyshi me gjyshen (nga babi) merren shumë me ta, sepse kur ke këtë profesion, ke koncerte në të gjithë Amerikën dhe jashtë saj dhe të duhet një ‘team’ në shtëpi që kujdeset për të gjitha gjërat e tjera. Kryesori në këtë organizim është bashkëshorti im Xhuljan. Ai ka qenë dhe do të mbetet mbështetësi im më i madh që gjithmonë më ka shtyrë të punoj për realizimin e ëndrrave të mia.

Na trego pak, si nis një ditë e re për Dorinën?

Dita ime nis me dërgimin e fëmijëve në shkollë. Pastaj aktiviteti ndryshon. Kur jam në shtëpi, merrem me punët e shtëpisë, gatim, gjërat shtëpiake. Ndërsa kur kam koncerte jam duke udhëtuar ose duke kënduar.

Cili është këngëtari shqiptar që vlerëson më shumë? A ruan miqësi me ndonjërin prej tyre në Shqipëri?

Kam shumë këngëtarë dhe këngëtare të preferuara që i kam shoqe ose shokë. Secili prej tyre e ka atë të veçantën e tij. Unë kam ruajtur miqësi me të gjithë këngëtarët sepse kemi kaluar bukur në koncerte dhe turne. Pa dyshim shoqëria me Elian, Sonin, Kelin ka qenë dhe do të jetë gjithmonë.

Tags: Dorina TikoKengetareKiss
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
Rihana nxjerr në shitje pemën e Krishtlindjeve, zbuloni sa kushton

Rihana nxjerr në shitje pemën e Krishtlindjeve, zbuloni sa kushton








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera