Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, dashuri me marrëveshje 100 milionë dollarëshe? 19/02/2026
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Dragos Savulescu merr pafajsinë edhe në Greqi… Çifti: “Kemi heshtur 3 vjet, koha për drejtësi në Rumani”

10/09/2021
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Dragos Savulescu merr pafajsinë edhe në Greqi… Çifti: “Kemi heshtur 3 vjet, koha për drejtësi në Rumani”

Dragos Savulescu, sipërmarrësi dhe producenti i filmave dhe gruaja e tij, Angela Martini, ish-Miss Universe Albania, njoftuan sot me anë të një deklarate ekskluzive për ‘RevistaWho.Com’, se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e Dragos. Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë evropiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të.





Gjykata e Apelit e Egje-së në Syros doli në krah të Savulescu, duke rënë dakord se Rumania nuk kishte fuqi të detyronte ekstradimin e tij nga Greqia dhe urdhëroi pushimin e menjëhershëm të urdhër arrestit rumun. Savulescu u arrestua në Mykonos, më 9 Gusht pasi një gjykatë rumune dorëzoi një urdhër afatgjatë lidhur me dënimin e tij në rastin e kthimit në tokë në 2005. Akuzat, Savulescu i mohon fuqishëm. Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, ku sipërmarrësi është rezident, e ka refuzuar më parë kërkesën e ekstradimit të Rumanisë, ndërsa ka njohur ligjërisht çështjen në Itali dhe ka aplikuar një amnisti ndaj dënimit sipas ligjit italian.

Teksa doli nga gjykata në Syros, Dragos tha: “Ne jemi të lumtur që gjykata në Greqi ka pranuar se urdhri i ekstradimit është ligjërisht pa meritë dhe se kam të drejtë të kthehem në Itali. Edhe pse javët e fundit kanë qenë ferr, arrestimi im në Mykonos të paktën ka dëshmuar përsëri sesi autoritetet rumune janë të gatshme të abuzojnë me ligjin italian dhe evropian duke ndjekur një urdhër ku ata nuk kanë autoritet për ta bërë këtë. I jam shumë mirënjohës gjykatës në Greqi dhe do të doja të falënderoja avokatin tim punën e tij të jashtëzakonshme. Kjo përvojë vetëm më ka forcuar vendosmërinë për të ekspozuar abuzimet e mëdha si ky në rastin tim dhe në shumë të tjerë në Rumani.”


Çifti u largua nga Mykonos pas seancës gjyqësore të së mërkurës dhe janë kthyer në shtëpinë e tyre në Milano.

Gruaja e tij, Angela Martini reagoi pas vendimit: “Jam shumë e lumtur. Ndihem sikur ky makth më në fund ka mbaruar”.

Si aktor, Savulescu është shfaqur në filma së bashku me Kevin Costner dhe Ryan Reynolds. Pavarësisht se kishte dokumente nga autoritetet italiane për të thënë se ishte i lirë të udhëtonte, ai ka thënë se u arrestua në një restorant në Mykonos, para gruas dhe miqve të tij në një operacion që përfshinte mbi 30 oficerë policie dhe kaloi dy ditë nën arrest në Syros para se të lirohej, deri në pritje të vendimit të sotëm. Që atëherë, çifti ka jetuar në banesa me qera në ishull.

Savulescu thotë se ai është detyruar të punësojë truproja dhe ka përjetuar akuza të rreme që kanë dëmtuar biznesin e tij dhe kanë shkatërruar familjen e tij.

Ndër më të fundit është një pretendim i rremë se gruaja e tij, i çoi autoritetet rumune në Mykonos pasi ajo postoi vendodhjen e tyre në Instagram. “Vendodhja jonë nuk ishte konfidenciale dhe nuk kishim arsye për t’u fshehur. Ne kemi qenë në Francë dhe Zvicër para këtij udhëtimi, duke postuar në Instagram gjatë gjithë kohës dhe më pas kemi hyrë hapur në Greqi. Pra është qesharake të akuzosh se po përpiqeshim t’i shmangeshim ligjit”, tha aktori.

Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se iku nga Rumania për të shpëtuar nga burgu, duke këmbëngulur se ai ishte tashmë një banor i ligjshëm i Italisë kur dënimi i tij u miratua në Shkurt të 2019-ës, 16 vjet pasi çështja filloi për herë të parë.

“Autoritetet rumune i keqinformuan qëllimisht autoritetet greke, edhe pse ata ishin të vetëdijshëm se situata ime ishte sqaruar ligjërisht në Itali. Ky është një abuzim skandaloz i ligjit ndërkombëtar nga autoritetet në Rumani që ende jetojnë në kohën e Çausheskut dhe pjesë e një fushate për të më persekutuar për një krim që nuk e kam kryer. Një abuzim i tillë është vërtetuar sot me vendimin e gjykatës greke. Personi më i prekur është gruaja ime. Ajo është një qenie njerëzore e bukur, e dashur dhe e mahnitshme që është ndëshkuar për shkak të situatës sime. Kjo është një barrë e madhe për mua dhe një nga arsyet pse jam kaq i zemëruar me këtë padrejtësi”, shtoi Savulescu.

Duke folur për sprovën e burrit të saj, Martini tha: “Arrestimi i Dragos në Mykonos ishte shumë i vështirë pasi ne kemi luftuar për drejtësi kaq gjatë. Ai është një njeri i kujdesshëm, me një zemër të mirë dhe unë e dua. Për mua, dashuria është gjithçka dhe nëse nuk lufton për dashurinë, për çfarë duhet të luftosh? Dashuria është superfuqia jonë më e madhe dhe me forcën e dashurisë sonë, ne jemi gati për të luftuar edhe një ushtri.”

Çifti, të cilët u martuan në Shtetet e Bashkuara në 2017-ën, thonë se janë të vendosur të pastrojnë emrin e Savulescu dhe të ekspozojnë sistemin “abuziv” në Rumani. “Ne kemi heshtur për tre vjet, por mjaft më. Është koha për të thënë të vërtetën e për drejtësi në Rumani”, tha Savulescu./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Next Post
E pyesin nëse i ka bërë buzët, por Roberti thotë se ka bërë vetëm një ndërhyrje, si një pjesë e djemve

E pyesin nëse i ka bërë buzët, por Roberti thotë se ka bërë vetëm një ndërhyrje, si një pjesë e djemve








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera