Spikeri qëndror i lajmeve në televizionin Klan, Drini Zeqo ka një marrëdhënie shumë të veçantë me nënën e tij.
Në intervistën e fundit në programin “Mos i fol shoferit”, Zeqo ka folur plot emocion për lidhjen e tij me të.
“Në fakt djemtë janë të lidhur me nënat. Për nënën jam drita e syve të saj bashkë me motrën se babi nuk jeton më, ajo më sheh si pikë orientimi dhe unë mundohem ta ndihmoj për aq mundësi sa kam”, ka thënë gazetari i njohur.
Megjithatë ai nëpërmjet programit “Mos i fol shoferit”, i ka thënë asaj publikisht edhe një sekret.
“Po mendoj se ka ardhur momenti të fillojë të jetojë vetëm. Dua dhe unë të shoh pak hapësira të miat. Kur nis të kesh një lidhje krijohen disa probleme të tipit ku do shkosh, ku do rrish, etj”, ka thënë djali simpatik i ekranit.
Me siguri Drini ka dikë në jetën e tij andaj dhe po ndërrmerr një hap të tillë…(min 39:00)








