Dua Lipa së bashku me partnerin e saj, Anwar Hadid ka nisur pushimet dhe Meksika ka qenë zgjedhja e tyre për këtë vit. Dyshja po shijojnë plazhin duke lënë pas të ftohtin e New Yorkut. Dua dhe Anwar janë fotografuar teksa relaksoheshin nën diellin e nxehtë.

Dua kishte veshur një palë bikini me ngjyra të ndezura ndërsa Anwar pantallona të shkurtra dhe bluzë të zezë.

Çifti u fotografua nga paparacët edhe në disa çaste private teksa Anwar përkëdhelte Dua. Megjithatë ata vazhduan të qetë pushimet e tyre dhe po i shijojnë më së miri.










