Dua Lipa ndodhet në Tiranë së bashku me partnerin Anëar Hadid dhe familjen. Ndër të parët që e ka takuar këngëtaren ka qenë kryeministri Rama, i cili postoi një foto në rrjete sociale krah Duas dhe i dhuroi asaj librin me pikturat e tij.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.
Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”,-ka shkruar kryeministri Rama.
View this post on Instagram