Ky vit ka qenë i vështirë për të gjithë artistët dhe për Dua Lipën gjithashtu, e cila e nisi gjithçka me lot dhe po e përfundon me lot, por këtë herë lot gëzimi. Në fillim të këtij viti, këngëtares iu publikia albumi “Future Nostalgia” dhe ajo u detyrua ta publikonte më herët. Dua mes lotësh dhe e trishtuar njoftoi publikimin e albumit, pa e ditur se gjatë periudhës së karantinës, këngët e saj do të ishin më të dëgjuarat.
Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka publikuar një listë me 50 albumet më të mira të vitit 2020 dhe “Future Nostalgia” mban vendin e dytë.
“Ky album origjinal club-pop i detyrohet muzikës së vjetër, por tingëllon magjik dhe i mrekullueshëm për momentin”-shkruan “The Guardian”.
“Future Nostalgia” përmban këngë ritmike, për club, për plazh, për në makinë, për një darkë romantike, një shumëllojshmëri këngësh e frymëzuar nga muzika e viteve ’70, ’80, ’90.








