Dua Lipa, ka fituar në “BRIT Awards” çmimin “Best Pop Act”. Pas marrjes së çmimit, Dua tha se fansat e saj janë arsyeja është këtu ku është sot.
“Ju ma jepni këtë ndjenjë madhore të besimit se unë mund të bëj gjithçka dhe se mund të provoj dhe eksperimentoj”, tha ajo.
Teksa ngjitej në skenë për të marrë çmimin e saj, Dua falënderoi prindërit e saj Anesën dhe Dukagjin Lipa për të cilët thotë se e kanë mbështetur vazhdimisht në karrierën e saj. Ylli shqiptar mori kështu në shtëpi çmimin e 7 Brit, ndërsa në fillim të ceremonisë së ndarjes së çmimeve elektrizoi skenën duke performuar hitin e saj më të fundit, “Training Season”.








