Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Primo Shllaku: Pikëpyetja me të cilën gruaja ime u largua nga jeta 14/06/2025
Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij 14/06/2025
10 destinacionet perfekte për t’u vizituar këtë korrik! 14/06/2025
“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton! 13/06/2025
Burrat që e bëjnë këtë me gratë çdo mëngjes jetojnë më gjatë! 13/06/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dua Lipa kujton fëmijërinë e saj në Kosovë: Shpresoja që të shihja nga afër artistët e famshëm

19/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Dua Lipa kujton fëmijërinë e saj në Kosovë: Shpresoja që të shihja nga afër artistët e famshëm

Mbrëmjen e djeshme Dua Lipa ishte e ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku ka zbuluar se në adoleshencë ka qenë fansja më e madhe e 50 Cent. Ajo ka treguar se dashuria për hip-hopin ka lindur gjatë jetesës së saj në Kosovë. “Spektakli i parë ku kam qenë unë ka qenë i dy reperëve, Method Man dhe Redman. Unë isha 13 vjeçe. Ne jetonim në Kosovë, ku njerëzit dëgjojnë vetëm hip-hop. Duke shkuar në spektaklin e Method Man-Redman ishte prezantimi im i parë me Wu-Tang (Clan). Më pas kur shkova në spektaklin e dytë, që ishte 50 Cent, lexova libër, pashë një film, mësova të gjitha fjalët. Shkova plotësisht e përgatitur. Isha fansja më e madhe e 50 Cent”, ka treguar Dua. Ajo ka rrëfyer se kur ishte e vogël shpresonte që këngëtarët e saj të preferuar të shkonin në Kosovë për koncert, por askush nuk e bënte atë gjë, pasi nuk ishte një vend i njohur për artistët e famshëm. “Kur jetoja në Kosovë shpresoja që të kisha mundësinë të shihja disa nga artistët e mi të preferuar si Pink dhe Nelly Furtado… Por askush nuk erdhi në Kosovë”, ka thënë Lipa. Më pas ajo ka shtuar se për të ishte një ëndërr e bërë realitet që solli Miley Cyrus në vendlindjen e saj për koncertin “Sunny Hill Festival”. Dua është shprehur se është ndjerë shumë krenare kur ka parë se sa të lumtur ishin njerëzit dhe sa shumë e pëlqyen performancën e Cyrus. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, kanë organizuar festivalin “Sunny Hill Festival” për dy vite me radhë në Prishtinë për të tërhequr vëmendjen e artistëve me famë botërore dhe turistëve. /revistawho.com









Tags: 50 CentDua Lipafemijeriahip hopkosovesunny hill festival
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Primo Shllaku: Pikëpyetja me të cilën gruaja ime u largua nga jeta
Breaking News

Primo Shllaku: Pikëpyetja me të cilën gruaja ime u largua nga jeta

14/06/2025
Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij
Breaking News

Kanceri i mbretit Charles është i pashërueshëm, ja ç’ndodh me fronin pas vdekjes së tij

14/06/2025
“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton!
Breaking News

“Dua të kem fëmijë, por…”/ Dua Lipa tregon arsyen pse as dashuria s’mjafton!

13/06/2025
Kiara humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Do më mungojë zëri yt!
Breaking News

Kiara humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Do më mungojë zëri yt!

13/06/2025
Si e do mashkullin ideal një femër si Belen Rodriguez? Ja përgjigjja që nuk e prisje
Breaking News

Si e do mashkullin ideal një femër si Belen Rodriguez? Ja përgjigjja që nuk e prisje

12/06/2025
“Po, jam fejuar!” Dua Lipa na dha lajmin e bukur!
Breaking News

“Po, jam fejuar!” Dua Lipa na dha lajmin e bukur!

12/06/2025
Next Post
Camila Cabello ndihet fajtore, kërkon falje për komentet raciste të së shkuarës

Camila Cabello ndihet fajtore, kërkon falje për komentet raciste të së shkuarës







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera