Dua Lipa ka performuar mbrëmë para publikut shqiptar në Prishtinë për herë të parë pas disa vitesh mungesë. Dua u ngjit në skenën e “Sunny Hill Festival” në natën e parë të organizimit të këtij festivali që do të presë këngëtarë me famë botërore dhe këngëtarët më të njohur shqiptar. Dua performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit “Future Nostalgia”, si: Neë rules, Levitating, Don’t start noë, Break my heart. Ajo ishte veshur me një set rozë, me doreza dhe çizme. Në mbrëmjet e tjera, 5, 6 dhe 7 gusht Dua do jetë në prapaskenat e Festivalit duke shijuar performancat e kolegëve me familjen dhe miqtë.