Dua Lipa është futur në telashe për shkak të një fotoje. Këngëtarja u fotografua nga paparacët teksa qëndronte në aeroport me biletën dhe pasaportën e këtë imazh ajo e postoi në Instagram. E ndonëse është vetë ajo që shfaqet në foto, imazhi është publikuar “pa leje dhe autorizim”, pasi i përket Integral Images. Sipas kompanisë këngëtarja ka përfituar nga foto sepse Instagrami i saj është një mjet marketing. Kompania kërkon 150,000 dollarë amerikanë për dëmin që i ka shkaktuar Dua me publikimin e fotos dhe gjithashtu do të mbahet një seancë gjyqësore për këtë çështje. Kompania kërkon që këngëtares t’i ndalohet publikimi i këtyre fotove edhe një herë. Dua e ka fshirë tashmë foton nga llogaria e saj në Instagram, por çështja duket se do të vazhdojë…