Dua Lipa u shfaq në kopertinën e “Rolling Stone” e bukur, plot ngjyra si kurrë më parë. Në intervistën e dhënë për prestigjozen, ajo ka rrëfyer gjithçka për karrierën gjatë këtij viti të vështirë, që gjithsesi pati shumë suksese. Ndër të tjera, gazetarët janë ndalur tek përfshirja e Duas në politikë me anë të komenteve për ngjarje të rëndësishme në Britani.

Pavarësisht se ka hasur në shumë kundërshtime për qëndrimet e saj pro Palestinës apo për faktin që mbështet laburistët në Britani, ndërsa në SHBA mbështeti Bernie Sanders, prap me shumë krenari, Lipa rrëfen se do i qëndrojë besnike atyrë që beson, gjithmonë. Këtu këngëtarja ka ndaluar për të rrëfyer pak për gjyshin e saj, i cili ka shkruar shumë gjatë luftës mes Kosovës dhe Serbisë.
“Gjyshi im nga babai shkruante libra për masakrat që bënin serbët mbi popullin kosovar në ato vite. Kur Kosova u pushtua, serbët u përpoqën ta detyronin të rishkruante historinë, por ai refuzoi dhe humbi punën. Është pjesë e kësaj që unë jam, e kam të trashëguar dëshirën për të dal në krah të gjërave që besoj”, rrëfen Dua Lipa.

Më tej këngëtarja ka treguar se pavarësisht faktit që familja e saj u shpërngul në Londër për t’i shpëtuar dhunës dhe ajo vetë lindi atje, që e vogël është rritur me idenë që Britania është vendi ku lindi, por jo shtëpia e saj e vërtetë.







