Dua Lipa e ka përzgjedhur Shqipërinë si vendin ideal për të pushuar. E ftuar në podcastin e “Las Culturistas” në iHeart Radio, Dua u pyet për vendin ideal për pushime dhe përgjigjja e saj nuk ishte surprizuese. Ajo zgjodhi jugun e Shqipërisë.
Për dy vite radhazi, këngëtarja ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar së bashku me familjen dhe miqtë e saj. Kjo është padyshim diçka pozitive për turizmin në Shqipëri që vitet e fundit po njeh rritje të shpejtë të fluksit të turistëve.