Fifi është shfaqur me maskë oksigjeni në postimin e fundit në rrjete sociale. Këngëtarja duket e lodhur në fytyrë dhe shkruan se mezi merr frymë e zëri i ka ikur.
“Dua zërin tim mbrapsht, dua të marr frymë”, shkruan Fifi duke i alarmuar fansat.
Për më tepër ajo nuk ka dhënë asnjë lloj shpjegimi çfarë i ka ndodhur duke i lënë të gjithë në ankth. Na mbetet të presim dhe pak për të mësuar gjendjen e këngëtares e shpresojmë të jetë diçka që do kalojë shpejt.