Sot është një ditë e rëndësishme për Rona Nishliun pasi gëzimi i saj i parë, vajza Noa festoon 2-vjetorin e lindjes. Dhe duhej kjo ditëlindje që Rona të na tregonte për herë të parë portretin e plotë të fëmijëve të saj. Këngëtarja publikoi tre foto, dy prej të cilave shfaqet me të bijën dhe një familjare, me bashkëshortin, vajzën e djalin që erdhi në jetë dhjetorin e kaluar.
“Noa jetuki ima, sot dy vjet erdhe në krahët e mi dhe prej asaj dite më dhe miliona arsye ta jetoj çdo sekondë me gëzim! Gëzuar ditën tënde Noa, gëzime paç përherë, e dashuria dhe mirësia të burofshin pa shterim nga zemra jote e vogël. Paç fëmijëri plot ngjyra, gjallëri dhe emocione. Të dua bebushki ima, dhe do të dua gjithmonë, me gjithë fuqinë e zemrës që rreh për ty!”, shkruan Rona.
View this post on Instagram