E ftuar në “A live night”, Besa Kokëdhima ka folur si rrallëherë për raportin me babanë e saj, Koço Kokëdhima. Këngëtarja ka treguar se ka marrëdhënie shumë të ngushtë me babain dhe ngjajnë shumë në karakter.
“Marrëdhënia ime me babanë tim është një marrëdhënie thellësisht e ngushtë, një pjesëz mendoj se unë e kam jetuar një copëz të jetës sime në kontekstin zakonor si ai ka jetuar duke qenë se ka qenë prejardhja e tij. Një arsye tjetër është se ne kemi disa ngjashmëri karakteriale, kemi atë marrëdhënie që pjesën më të madhe të kohës kuptohemi me sy”, u shpreh Besa.
“Kemi qasje të përbashkëta emocionale, jeni të dy shumë emocionalë, për ata që s’e njohin ai duket pak autoritar dhe jo lehtësisht i aksesueshëm. Kam dëgjuar se njerëzit që kështu mendojnë edhe për mua, por ata që më njohin jam shumë emocionale dhe një karakter shumë i fortë”, shtoi këngëtarja.