Eni Vasili u bë nënë gjatë verës, e solli në jetë binjaket Sofi dhe Nikol. Me ardhjen e shtatorit, kur kanë kaluar veçse 2 muaj nga ardhja në jetë e të voglave, gazetarja ju rikthye studios së ‘Open’ dhe nisi sezonin e ri. Pas programit të parë, të transmetuar dje, mesa u kuptua nga postimet e saj, inboxi i saj ka shpërthyer nga urimet dhe fjalët e ëmbla dhe zonjave dhe zonjushave që e ndjekin.
“Sa e fortë je, me dy fëmijë dhe ju tiktheve punës”, shkruajnë disa prej ndjekësve.
E nga ana tjetër Eni shprehet: “Fëmijët janë bekim, jo pengesë. Frymëzimi dhe forca, vjen prej tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.
Eni e ka ndarë mendjen ta gjejë balancën mes punës dhe rritjes së fëmijëve, ndaj para e pret një sezon i gjatë pune, por të paktën ka mbështetje të madhe nga publiku./revistawho.com