Baladat e saj na kanë shoqëruar për shumë vite, këngë të cilat i kemi kënduar me shpirt, e kemi fjalën për Arta Bajramin, këngëtaren që solli frymën moderne në muzikë. Ajo në një intervistë së fundmi, ka folur për karrierën, por edhe për jetën e saj private, ku është ndalur edhe te 3 fëmijët e saj. Për herë të parë, këngëtarja ka zbuluar për publikun se dy fëmijët e saj, djali Ideal Morris dhe Elektra i përkasin spektrit të autizmit.
“Ideali dhe Elektra janë të diagnostikuar me spektrin e autizmit. Mjekët kanë dalë në këtë përfundim vonë, pasi kanë thënë se duhet të shihnin zhvillimin. Unë nuk jam dorëzuar kurrë”, ka thënë mes të tjerash këngëtarja.