Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ishte sot e ftuar në “Live From Tirana” përmes një lidhjeje direkte nga Greqia, ku foli për pushimet e saj në shtator dhe për jetën personale që shpesh e ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.
Por ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte rrëfimi i saj i papritur rreth një situate delikate me të dashurin.
“Po shkon shumë mirë deri tani, nuk kam dashur ta publikoj tamam sepse ai nuk ka dëshirë të bëhet personazh publik. Por kam vënë re që ka ndodhur edhe pse unë nuk e kam publikuar tamam, më ka bërë shumë çudi që ka pasur nja dy vajza që supozohen të jenë ‘shoqet’ e mia që i kanë çuar një ftesë… Më bëri shumë përshtypje. Unë nuk e kam diskutuar sepse në fund të fundit nuk kam pse i them këtyre vajzave të cilat janë të njohurat e mia, mikeshat e mia”, tha Dea.
Kur u pyet nëse bëhet fjalë për personazhe televizive, moderatorja nuk kurseu komentet:
“Po, janë personazhe televizivë. Unë nuk e kam publikuar asnjëherë, as emrin nuk ia kam nxjerrë asnjëherë. Nuk e di nga e kanë gjetur. Por bota është e vogël, Tirana është e vogël, Shqipëria është e vogël, ndoshta më kanë parë. Por m’u duk sikur ishte kastile. Por nuk më erdhi mirë. Duhet ruajtur i dashuri në ditët e sotme se ta marrin”.
Situata tregon se edhe mes personave të njohur, miqësitë dhe marrëdhëniet personale mund të jenë të komplikuara dhe plot sfida.








