Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

E ardhmja emocionuese e dronëve

20/02/2018
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
E ardhmja emocionuese e dronëve

E ardhmja është vërtet emocionuese, sidomos kur sjell risi. Jo në një kohë të afërt, por ama as shumë të largët, dronët do të zënë më shumë se 250 milionë orë fluturimi në vit, nëpër qiejt e qyteteve më të populluara evropianë. Një fenomen i tillë do të ndodhë përgjatë 30 viteve të ardhshme, deri në 2050-ën.  Një zbulim i tillë e bën kontrollin e trafikut ajror të dronëve një domosdoshmëri për garancinë e sigurisë ajrore nëpër qiejt e Europës. Menjëherë pas publikimit të këtij rezultati dalë prej projektit studimor mbi Menaxhimin e Trafikut Ajror Evropian (SESAR), ‘Vodafone Group’ njoftoi nisjen e testimeve të një teknologjie inovative, e cila mundëson pikërisht kontrollin ajror të droneve, nëpërmjet teknologjisë së avancuar ‘4G Internet of Things’, teknologji kjo që është krijuar nga ekspertët e teknologjisë së Vodafone.
Kjo qasje inovative e Vodafone, vë në përdorim teknologjinë ‘4G Internet Of Things’ për të identifikuar vendodhjen e dronëve dhe duke parandaluar kështu aksidente të mundshme ajrore, në një kohë kur dronët janë tepër të vegjël për t’u identifikuar nga radarët tradicionalë të kontrollit ajror.
‘Vodafone Group’ po bashkëpunon me Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit (EASA), me qëllim që objektivat e sigurisë të përcaktuara nga kjo Agjenci, të realizohen me sukses edhe në të ardhmen e zhvillimeve të mëdha teknologjike. EASA aktualisht është duke hartuar rregulla të reja për funksionalitet sa më efikas të dronëve nëpër qiellin evropian.
Kjo risi është në vazhdën e objektivave të Vodafone për të qenë pionier i risive teknologjike dhe shërbimeve dixhitale që do të luajnë një rol pozitiv në transformimin e shoqërisë dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve gjatë viteve të ardhshme.






Tags: dronVodafone Albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Muzikanti shqiptar për herë të parë në një film: Bashkëshortja më ka ndihmuar shumë për të realizuar personazhin e homoseksualit

Muzikanti shqiptar për herë të parë në një film: Bashkëshortja më ka ndihmuar shumë për të realizuar personazhin e homoseksualit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera