Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ka gabuar në dashuri? Heidi surprizon me sinqeritetin: “Këshilla nuk jap sepse vetë…” 04/12/2025
Orari kur tradhtohet më shpesh? Detektivja zbulon sinjalet që shumë partnerë i fshehin 04/12/2025
Klikime të blera? NOIZY sapo i provoi të gjithëve të kundërtën! 04/12/2025
Pas gjithë dramave të jetës… Miley Cyrus më në fund FEJOHET! 04/12/2025
Ajo tha: Poooo! Jori merr propozimin romantik nga partneri! 04/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!

30/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham  “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!

Në dasmën luksoze të Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz në prill të vitit 2022 në Palm Beach, Florida, një moment që pritej të ishte më i veçanti për çiftin u shndërrua në një skenë emocionale dhe të papritur. Sipas burimeve të afërta me familjen, ndërhyrja e Victoria Beckham në momentin e parë të vallëzimit të çiftit u përjetua jo mirë nga nusja.





Burimet pohojnë se këngëtari i njohur Marc Anthony, mik i ngushtë i familjes Beckham, ishte ofruar të performonte falas në festën pas ceremonisë. Por, pak para se të niste kënga, ai thirri në skenë Brooklyn-in dhe iu drejtua të pranishmëve me fjalët:
“Gruaja më e bukur në sallë sonte, ejani… Victoria Beckham.”

Kjo referencë e papritur ndaj nënës së dhëndrit, dhe jo ndaj nuses, la të ftuarit pa fjalë.
“Ishte një moment që e la të gjithë sallën pa fjalë,” theksoi një burim i dytë.


Ndërsa Victoria kërceu ngadalë me të birin në skenë, Nicola u largua nga dhoma me lot në sy.
“Nicola ndjeu se Victoria e bëri qëllimisht, duke e ditur se ishte menduar të ishte një moment romantik për të dhe Brooklyn-in. Ai nuk mund ta shpjegonte këtë,” tregoi burimi.

Ky episod, sipas personave të afërt me çiftin, nuk ishte një incident i izoluar, por vetëm maja e një akulli që kishte kohë që ishte formuar mes dy familjeve.

“Ata janë përpjekur të bëjnë paqe, por sa herë që shkojnë të shijojnë një moment, gjithçka shembet përsëri,” sqaroi një tjetër burim.
“Brooklyn ndihet i ndarë. Ata janë familja e tij, gjaku i tij, por ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me të atin. Shumë herë marrëdhënia e tyre ishte më shumë si një ‘biznes’,” shtoi ai.

Në vend që të përforconte lidhjet familjare, dasma e shumëpërfolur duket se ekspozoi edhe më shumë ndarjet emocionale mes anëtarëve të familjes Beckham dhe nuses së re.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Bebe Rexha në krye të Billboard për këngët më të mira të shekullit

Bebe Rexha në krye të Billboard për këngët më të mira të shekullit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera