Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

E bukur në katër stinë të vitit, ja çfarë duhet të përdorim

14/02/2021
in Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
E bukur në katër stinë të vitit, ja çfarë duhet të përdorim

Lëkura është në gjendje të ndiejë çdo ndryshim të stinëve. Përveç stresit emocional, lëkura pëson dhe ngacmime të jashtme. Po të shtosh dhe lënien pas dore apo zgjedhjet sipërfaqësore të kurave dhe produkteve kozmetike, rezultati do të ishte: lëkurë e zbehtë dhe e papastër 365 ditë në vit. Por gjithmonë ka një zgjidhje. Ndiqni programin tonë të rigjenerimit.





Faza e parë: Pastrimi

Lëkura shfaqet shpesh si e mbuluar me një cipë që ul shkëlqimin dhe vë në dukje defektet. Kryesisht, pas një vere “det dhe diell’, lëkura është e zbehtë dhe kur nxirja nga dielli nis të largohet, lëkura merr një ngjyrë vërtet të papëlqyeshme. Për të larguar stresin nga fytyra duhet para së gjithash një pastrim i mirë.


Pasi pastrohet fytyra në thellësi, kalon mbi të një tampon pambuku të zhytur në tonik. Pastaj e lë të thahet vetë dhe ditën vendos një krem hidratues, kurse natën një krem ushqyes.

Faza e dytë: Trajtime specifike

Mbi një lëkurë plotësisht të pastër çdo trajtim kozmetik jep rezultate optimale. Është e rëndësishme të zgjedhësh produktin specifik më të përshtatshëm për nevojat e lëkurës. Para së gjithash duhet të dish ç’lloj produkti të zgjedhësh dhe ku. Ekzistojnë mundësi të ndryshme: Nga produkti natyral, tek ai industrial, nga preparati bimor tek ai kozmetik, nga parfumeria te farmacia…ajo që ka rëndësi është që në rafti mos të mungojë gjë. Më të rëndësishmit janë qumështi dhe toniku, të pazëvendësueshëm për pastrimin e lëkurës.

Faza e tretë:  Dieta kozmetike

Lëkura e yndyrshme ose e papastër është simptoma më e dukshme e një të ushqyeri jokorrekt, të pasur me ushqime të yndyrshme dhe shumë të përpunuar, ashtu siç lëkura e zbehtë është sinonim i mungesës së vitaminave. Mjafton të ndryshosh regjimin e ushqimit për të parë efektet e para mbi lëkurë. Mbi të gjitha pini shumë ujë, shtoni perime të freskëta në çdo vakt, zvogëloni sasinë e substancave të përpunuara dhe pijeve alkoolike. Mundësisht hani ushqime të pasura me fibra, kos, fruta të freskëta dhe drithëra. Ideale do të ishte përdorimi i disa përzierjeve bimësh të përgatitura enkas. Shumë nga ato rezultojnë, përveçse të efektshme, edhe shumë të pëlqyeshme, sidomos në dimër kur janë të ngrohta./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
Songyl rrezikon të humbasë beben, këtë javë në “Lule të vetmuara”

Songyl rrezikon të humbasë beben, këtë javë në "Lule të vetmuara"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera