Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP! 07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë… 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

E dashura e Amos: Si u njohëm rastësisht. Dasma e Elias dhe marrëdhënia me Yllka Mujon

05/11/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
E dashura e Amos: Si u njohëm rastësisht. Dasma e Elias dhe marrëdhënia me Yllka Mujon

E dashura e Amos Zaharisë, djalit të vetëm të aktores së njohur shqiptare Yllka Muja, në një intervistë për “Bluetooth” tregon për njohjen e rastësishme me Mamos dhe dashurinë që po jetojnë. Gigliola Haveriku ka folur edhe për dasmën mbretërore të kunatës Elia, por edhe për marrëdhënien që ka me aktoren Muja. 





Gigliola, emri juaj është lakuar shpesh në media kohët e fundit, ka qenë vetëm lidhja me Amosin ajo që ju dha këtë famë?

Mendoj se fillimisht u njoha për pjesëmarrjen time tek “The Voice of Albania”. Më pas, duke marrë parasysh që kronikat rozë janë gjithnjë të pëlqyera nga publiku, filloi të shkruhej për lidhjen time me Amosin.


Kush është Gigliola dhe sa lidhje keni me artin?

Gigliola është një vajzë, e cila ka qejf të eksperimentojë pak nga të gjitha fushat. Jam diplomuar për Master Shkencor në Psikologji Klinike dhe aktualisht punoj në një universitet privat në Tiranë, paralel merrem edhe me muzikë dhe kam krijuar ‘band’-in, tim ku performojmë herë pas here (rrymën Jazz, Blues, Funk).

Si ka nisur lidhja juaj me Amosin, sa kohë keni bashkë?

Hmm… njohja ime me Amosin (baby-n siç parapëlqejmë të thërrasim njëri-tjetrin) ka ndodhur shumë rastësisht dhe papritur, saqë sa herë e mendojmë, besoj gjithmonë e më shumë në “destino”. Në prill festojmë 2 vite fantastike e plot dashuri.

amos1

Duket si një lidhje e formalizuar, a keni menduar për fejesë?

Unë me Amosin gati bashkëjetojmë me njëri-tjetrin dhe njohim familjet përkatëse. Dua të shijoj çdo etapë me të dhe tani po shijoj etapën në të cilën ndodhem.

Keni në krah një mashkull simpatik, të famshëm, a jeni xheloz, po Amosi është?

Normalisht ndonjëherë më vjen t’i shoh celularin dhe mesazhet që i vijnë (qesh) shaka. Kam në krah një mashkull që më jep shumë vëmendje dhe me transmeton shumë siguri e dashuri, nuk kam arsye pse të jem ashtu sikur ai me mua. Rastet kur shfaq nota xhelozie ose posesiviteti mund t’i përkufizoj më shumë si ledhatime të miat.

Ra në sy prania juaj në dasmën e Elias, motrës së Amosit, si i keni marrëdhëniet me të?

Elia është një person që unë e admiroj si artiste dhe si njeri. Me mua ka qenë gjithmonë shumë e dashur dhe sa herë takohem, me të ia kaloj shumë mirë.

amos3

Po me vjehrrën, aktoren e mirënjohur Yllka Mujo?

Përveç faktit që është një aktore e shkëlqyer, mund të them që edhe mendjen dhe zemrën i ka të mrekullueshme! Dëgjohemi dhe takohemi shpesh, e dua fort.

Si ishte dasma mbretërore brenda shtëpisë së nuses?

Dasma ishte përrallore. U transmetua kulturë, freski, dashuri, thjeshtësi. Ishte e magjishme.

Si ndjehet Gigliola si “nuse” në shtëpi artistësh?

Haha nuse! Ndihem shumë rehat dhe vetvetja.

Çfarë dhurate i bëtë ju dhe Amosi princit Leka dhe Elias?

Këtë preferoj shumë të mbetet midis nesh.

Si është një ditë e zakonshme në jetën tuaj, angazhimet, pasionet?

Zgjim, punë shtëpie, prova kantoje, punë në zyrë, (nëse nuk dalim) darkë në shtëpi, pasi pasion i madh i imi është edhe gatimi, ndonjë film, ndonjë libër ose shkruaj dhe në fund gjumë.

Si i keni marrëdhëniet me famën që keni marrë, ju tremb ajo ju pëlqen?

Vazhdoj jetën si gjithmonë, asgjë s’ka ndryshuar tek unë. Deri tani kam lexuar vetëm artikuj të bukur, nuk di si do t’i përjetoja ata negativët.

Keni një emër shumë të veçantë, çfarë do të thotë Gigliola?

Emri im shqiptohet Xhiljola në fakt, shkruhet italisht pasi kam lindur në Itali. Kam emrin e një këngëtare italiane, Gigliola Cinquetti, pasi ishte e preferuara e babait tim. Por, gjithashtu Giglio quhet një lule uji me origjinë shumë antike, që në mitologjinë greke personalizonte pastërti dhe dëlirësi. (Bluetooth/Gazeta Shqiptare)

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!
Intervista

1 vit mrekulli, Anna Lika dhe dashuria që quhet Marvel!

07/02/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!
Intervista

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

28/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Next Post
Parashikimi i motit, e shtune 5 nëntor 2016

Parashikimi i motit, e shtune 5 nëntor 2016








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera