Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kendall Jenner mohon operacionet plastike por fansat i nxjerrin provat! 14/01/2026
“Pandoro Gate”: gjykata vendos për fatin e Chiara Ferragni 14/01/2026
Afrimiteti Dolce-Limi, vjen reagimi i Edit 14/01/2026
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

E fejuara e Rez Veleshnjës pikturoi VIP-at për Halloween: Ja si i shfrenova idetë

05/11/2016
in Intervista
Reading Time: 2 mins read
A A
E fejuara e Rez Veleshnjës pikturoi VIP-at për Halloween: Ja si i shfrenova idetë

Pranvera Metolli është një “make up artist” e specializuar në Itali për filmat horror, kështu që nata e frikshme e Halloween-it ishte e duhura për të. E fejuara e aktorit të njohur të spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshja, rrëfen eksperiencën e asaj nate, shkruan “Panorama”, dhe fantazitë e frikshme të VIP-ave që ajo i bëri realitet.





pranvera12

Cilat ishin dëshirat e personave të njohur që kishin vendosur të festonin natën e frikshme në club-et e Tiranës?


Gjatë natës së Halloween-it kam punuar në tri klube. Ishin të shumtë personazhet e njohur, të cilët i pikturova për natën e frikshme. Më tepër kërkonin “zombie face”, të vdekurit e ringjallur. Normalisht këtë vit u realizua më në fund në Shqipëri tamam ideja reale e Halloween-it, sepse kjo natë u krijua si festa ku njerëzit grimohen frikshëm për të trembur të vdekurit. Prandaj dhe unë shfrenova idetë e mia nën efektet speciale.

pranvere14

Sa ishte numri i personave që grimove brenda natës?

Këtë vit kam arritur një numër të lartë të personave që kam grimuar brenda natës (diku më tepër se 50), disa prej tyre të njohur. Të gjithë i grimova vetëm në mbrëmje dhe me efekte speciale.

Ti je specializuar në Itali si grimiere për kinemanë horror. Pate oferta jashtë vendit?

Po, por bëra mirë që zgjodha që këtë natë të isha në Shqipëri, pavarësisht kërkesave që kisha dhe jashtë vendit. Mendoj se ia arrita qëllimit duke parë dhe reagimin e personave “live”, po ashtu dhe të ndjekësve të mi në rrjetet sociale, ku kam marrë pa fund mesazhe pozitive. 

Sa paguhesh për një efekt të tillë?

Pagesa për një efekt special është më e lartë se një grim normal për shkak të kostos së produktit, plus varet edhe nga kërkesa e klientit.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Next Post
TMERR NE VLORE/ I ati e përdhunon dhe e le shtatzënë, 17-vjeçarja aborton fetusin me deformime

TMERR NE VLORE/ I ati e përdhunon dhe e le shtatzënë, 17-vjeçarja aborton fetusin me deformime








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera