Ajo pa dyshim është një nga artistet më me fat. Një zë i rrallë dhe potent, një karrierë e suksesshme dhe më e rëndësishmja një familje e shëndetshme dhe shumë e bukur, për të cilën ajo shprehet gjithmonë mirënjohëse. Bëhet fjalë për Aurela Gaçen, e cila së fundmi ka publikuar një foto shumë të veçantë, teksa vajza e madhe puth atë të voglën. “Pamja mē e bukur”-shkruan Aurela dhe në të vërtet ashtu është, një pamje që të kënaq.








