Reperja e njohur Tayna ka dhënë së fundi një intervistë për ‘Nd’rrimi i natës’ dhe ka folur për karrierën e saj, por jo vetëm. Edhe pse në moshë të re brenda një kohe të shkurtër Tayna i ka siguruar vetës një vend të rëndësishëm në tregun muzikor shqiptar. Teksa fliste për këtë pjesë ajo ka shpjeguar se nuk ka qenë një rastësi vendimi për të zgjedhur këngën, por një synim i qartë që e ka çuar drejt suksesit. “Kam pasur ditar dhe përveçse shkruaja çfarë me ndodhte gjatë ditës dhe tregoja falënderimin tim për ato që kisha në jetë, ka patur momente kur shkruaja për veten siç do doja të isha. Kam përshkruar gjithçka që jam sot”,-ka thënë ajo. Më tej reperja tregon se kjo rutinë e ka ndjekur vitin e kaluar, por shumë më herët e mendonte dhe e dëshironte suksesin edhe pa e shkruar./revistawho.com