Prime-i i së martës i “Big Brother VIP” nisi me tensione dhe debate të ashpra mes banorëve dhe opinionistëve, ku në qendër të diskutimit ishte veprimi kontrovers i Jozit, i cili tentoi të puthte me forcë në buzë Loredanën.
Jozi gjatë debatit pretendoi se banorët si Rozana apo Livia ishin munduar ta “frynin” kundër tij Loredanën ama kjo nuk do të ketë ndikim tek ajo pasi Loredana është “tokë e zënë”.
Kjo deklaratë ngjalli reagime të forta, si nga opinionistët ashtu edhe nga drejtuesi i formatit, Ledion Liço, i cili theksoi: “Personat që përdorin forcë ndaj një vajze kundër dëshirës së saj e kanë vendin në burg.”
Pjesë nga debati në studio:
Ledion Liço: Thonë: Kur të doli zëri ty, se vetëm tek krevati i Jozit rri!
Loredana: E para, ata që më shikojnë e dinë që bëj çfarë dua. Jemi ende në fazën e njohjes. Nuk dua të bëj gabime dhe dua të jem e sigurt kur marr një vendim. Shoh që Jozi po përmirësohet hap pas hapi. Ai nuk është xheloz, por është territorial.
Jozi: Është tok e xanun Loredana.
Neda Balluku: Loredana nuk është territor, Jozi është njeri.
Ledion Liço: E di çfarë Jozi? E di ku e kanë vendin ata që puthin me zor? Tek 313-ta! Më vjen keq që ke kaq pak tru në kokë.