Të jesh vajza e Beyonce-s dhe Jay Z do të thotë që të kesh lindur me talentin në vena. Blue Ivy Carter, është bërë pjesë e botës së muzikës që në albumin e nënës së saj kur ajo ishte ende foshnjë. Te premten u publikua dhe albumi më i fundit i Jay Z ku të gjithë patëm shancin të dëgjonim zonjushëzën e vogël duke bërë Freestyle Rep. Fragmenti ishte pjesë e këngës “Blue’s Freestyle/ëe Family”. Edhe pse nuk dallohet qartë ajo çfarë Blue thotë, një gjë është e sigurt! Atë e pret një karrierë e sukseshme pasi ka trashëguar gjenet më të mira të mamit dhe babit. Të shumta janë dhe reagimet e fansave kur kanë dëgjuar vogëlushen të këndojë, madje disa shprehen që ajo performon më mirë se disa reperë që ndodhen aktualisht në treg. Bravo Blue Ivy Carter!







