Ermal Fejzullahu është një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Ai numëron një sërë hitesh në tregun shqiptar si: “Për një dashuri”, “Tavolina”, “Shko” etj. Ju të gjithë e dini që Ermali është martuar në një moshë shumë të re dhe tani i gëzohet familjes së bukur që ka krijuar. Talenti i tij në muzikë është trashëguar nga i ati Sabri Fejzullahu, një tjetër figurë e rëndësishme në skenën e muzikore. Por kësaj here do të jetë vajza e tij Buna që do ndjekë hapat e Ermalit dhe Sabriut. Vogëlushja shfaqet në video duke kënduar një këngë të Parashqevi Simaku “E duam lumturinë”. Ndonëse në një moshë të vogël, Buna shihet si një talent i së ardhmes.