Kur bëhet fjalë për të pirë alkol të gjithë kemi dëshirë të pijmë aq “”sat ë vijmë në qejf. Por çuditërisht përfundojmë në ndonjë cep me stomakun e përzierje, apo trullosemi deri në atë pikë sa nuk kemi më fuqi as të kërcejmë. Format e dehjes janë të ndryshme tek çdo njeri por ajo që na intereson është të dimë si të kthehemi gjëndjen e mëparshme kur bëhet fjalë për veten apo mikun/mikeshën tuaj e cila tashmë është “në një tjetër univers”.
- Pini ujë
Alkooli ka veti dehidratuese kështu që sapo të kuptoni se “bota po rrotullohet rreth jush”, pini menjëherë ujë. Sekreti qëndron që ju duhet të pini gota ujë po aq sa gota alkooli keni konsumuar (nëse i mbani mend sigurisht).
- Pini Kafe
Kafja do t’iu ndihmojë që ju të jeni më aktiv. Abuzimi me sasinë e alkoolit ju bën që ju të humbni lidhjen me ambjentin ku po argëtoheni kështu që një kafe, do t’iu bënte mirë duke “ju zgjuar” dhe duke ju bërë më aktiv.
- Konsumoni ushqim
Kurrë mos pini alkool me stomakun bosh, pasi në këtë mënyrë përthithet nga organizmi duke ju zëne pija edhe më shpejt sec e kishin parashikuar. Përpara se të dilni për të konsumuar alkool sigurohuni të hani një darkë të bollshme me karbohidrate në mënyrë që të shmangni ndjesinë e përzierjes si pasojë e teprimit me alkoolin.
- Bëni një dush me ujë të vakët
Sapo të mbërrini në shtëpi menjëherë bëni një dush. E dimë mendimi i parë që ju vjen ndër mend është të shtriheni pasi nuk po shihni qartë, por një dush me ujë i vakët do ju bëj shumë mirë duke qetësuar sistemin nervor dhe për pasojë do të bëni një gjum edhe më të qetë. Flini të paktën 7 orë.