• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

E largojnë me shpejtësi nga seti i xhirimeve, zbulohet një bombë në vendin ku ishte Angelina Jolie

Dy aktorët e njohur, Angelina Jolie dhe Richard Madden janë evakuuar menjëherë nga seti i xhirimeve të “The Eternals” pasi një bombë e pashpërthyer u gjet shumë pranë. Seti i vendosur në Fuerteventura, duhej të evakuohej për të lejuar ekspertët e asgjësimit të bombave të çarmatosnin pajisjen, që mendohet se kishte mbetur nga një bazë naziste e Luftës së Dytë Botërore. “Ishte tmerruese. Bomba mund të kishte qenë atje për dekada e paprekur, por kush e di se çfarë mund të kishte ndodhur nëse do të trazohej. Disa nga yjet më të mëdhenj në botë ishin në set dhe askush nuk po bënte asgjë. Për fat të mirë, ekspertët u morën me të”, tha një burim për “The sun”. Sipas burimit, në set pati panik përpara se ekuipazhi të urdhërohej të largohej prej aty. Angelina dhe Richard do të luajnë rolet kryesore, Thena dhe Ikaris në “The Eternals”, një film me superheronj nga Marvel.