Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“E mbajta sekret deri 18 vjeçe”, Angela Martini rrëfehet për fëmijërinë e saj të vështirë

13/11/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“E mbajta sekret deri 18 vjeçe”, Angela Martini rrëfehet për fëmijërinë e saj të vështirë

Mbrëmjen e djeshme Angela Martini ishte e ftuar në emisionin “Opinion”, për të promovuar librin e saj të ri “Dashuri, shpresë, dritë”. Ajo ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale dhe tregoi se fëmijëria nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Me dy prindër të divorcuar, ajo është përballur me situata të vështira. Teksa jetonte me gjyshërit dhe kushërinjtë e saj në Shkodër, dikush ka tentuar ta rrëmbejë dhe ajo ishte vetëm 10 vjeçe. “Ishte zheg dhe familjarët e mi ishin në gjumë kurse unë po luaja përjashta me një shoqe. Një burrë m’u afrua, më pyeti për familjen dhe më tha se njihte tim atë. Kur i thashë se ai ishte në Zvicër, ai më ofroi akullore dhe më kapi për dore. Kur pashë makinën e tij me disa burra të tjerë brenda, e kuptova çfarë po ndodhte. I kafshova dorën dhe u largova”, ka rrëfyer modelja. E gjendur në këtë situatë të vështirë, e ëma e nisi Angelën për në Zvicër dhe aty modelja ka hasur vështirësi edhe me njerkën e saj. Pas ndarjes, i ati i Angelës ishte martuar sërish dhe kishte krijuar një jetë të re në Zvicër. E pyetur nga Fevziu se si ishte marrëdhënia me njerkën, Angela u shpreh se ka qenë shumë e vështirë. “Marrëdhënia me njerkën ishte si historia e ‘Borëbardhës’, ajo nuk më donte mua. Shpifje, mashtrime, babai nuk më besonte dhe unë e mbajta sekret deri 18 vjeçe, që njerka sillej keq me mua. Qëndrova 9 muaj në shtëpi pa shkollë, dhe nuk flisja me mamin, pasi njerka i kishte vendosur vizën e kuqe që të mos shkelte në Zvicër”, vazhdoi Angela duke treguar vështirësitë e saj. Në përfundim të bisedës ajo tregoi se nuk ka një marrëdhënie të mirë me të atin dhe se tani ajo flet më të vetëm një ose dy herë në vit.






Tags: angela martiniBlendi Fevziue veshtireFemijeriintervisteLiber i riOpinionRrefim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti
Breaking News

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti

11/01/2026
Next Post
Selena i befason të gjithë, shkëmben puthjen në buzë me një femër

Selena i befason të gjithë, shkëmben puthjen në buzë me një femër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera