Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

E njeh horoskopin indian? Çfarë shenje je dhe çfarë personaliteti ke?

26/09/2021
in Horoskopi, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
E njeh horoskopin indian? Çfarë shenje je dhe çfarë personaliteti ke?

Astrologjia e Indianëve të Amerikës njihet për aftësitë e thella dhe përfaqësuese e cila daton rreth 5000 vite më parë.





Shenjat e Astrologjisë së Indianëve të Amerikës janë bazuar tek individët dhe përafrimin e tyre shpirtërore me kafshët. Shenjat e zodiakut janë bazuar në kalendarin Mesoamerican, i krijuar me qëllim harmonizimin e jetës së kafshëve me mitet. Kafshët, si pjesë e kulturave amtare amerikane, kanë fuqinë për të edukuar njerëzit përmes mësimeve të jetës dhe udhëheqjes shpirtërore.

Vidra (20 janar – Shkurt 18) Vidra, lundërza e detit njihet si një ndër gjallesat më të pazakonta. Është gjithmonë e para në punë. Këto persona kanë inteligjencë të shkëlqyer dhe aftësi të shumta imagjinare. Janë tepër konkurentë dhe përpiqen të jenë gjithmonë të parët.


Fajkoi (21 mars-19 prill)Fajkoi është shquar gjithmonë si një sfidues i zoti. Mund të duket mendjemadh dhe arrogant por është i pari që merr masa në raste fatkeqësie. Personat e kësaj shenje dinë të jenë të zotët dhe të udhëheqin në mënyrë të veçantë.

Kastori (20 prill – 20 maj) Kastori është një ndër elementët kyç të një biznesi. Kastorët dinë të jenë të logjikshëm dhe kanë strategji shumë të mira. Logjika e dialogut është shumë e rëndësishme për këto persona.

Dreri (21 Maj – 21 qershor) Dreri është i njohur për bisedat e gjalla dhe këmbënguljen e pashembullt. Personat që përfaqësohen nga kjo kafshë janë shumë komunikues dhe dinë të thyejnë heshtjen.

Qukapiku (21 Qershor – 21 Korrik) Qukapiku është i njohur për edukatën dhe suportin ndaj të tjerëve. Qukapiku është gjithmonë i shkathët, i organizuar, i kujdesshëm. Ata shpeshherë janë impulsivë, xhelozë dhe nganjëherë ndihen të pasigurtë.

Salmoni (22 korrik – 21 gusht) Është gjithmonë në kërkim të një qëllimi ose detyre. Shpeshherë bëhet dhe egoist, megjithatë nëse bashkëpunon në grup mund të arrijë shumë lart edhe në biznes.

Ariu ( 22 gusht – 21shtator) Ariu është i njohur për zemrën e madhe dhe për qëndrueshmërinë. Arinjtë janë partnerë të mirë të biznesit, janë modestë dhe të ekuilibruar. Por një ari nuk është një skeptik i lindur, megjithatë ka durim të fortë dhe vetkontroll.

Korbi (22 shtator – 22 tetor) Është udhëheqës entuziast me aftësi sipërmarrëse. Korbi ka shumë intuitë sidomos në marrëdhënie me njerëzit. Shpeshherë është parë si “busulla” e marrëdhënieve me të tjerët.

Gjarpëri (23 Tetor – 22 Nëntor) Gjarpëri është lideri shpirtëror i shenjave. Kapaciteti i tyre shërues është mbreslënës. Një gjarpër mund të frikësojë të tjerët, kolegët, megjithatë aftësitë e tyre janë tepër të dobishme dhe fitimprurëse.

Bufi (23 nëntor – 21 Dhjetor) Bufi njihet për natyrën e ngrohtë por dhe të lehtë. Një buf është gjithmonë për një aventurë të mundshme dhe me shumë dashuri në zemër. Kanë aftësi të shumta në dëgjim dhe në komunikim. Një buf është tepër miqësor me personat e saponjohur.

Pata (22 Dhjetor – 19 janar) Me sytë gjithmonë drejt çmimit, këmbëngulëse dhe tepër ambicioze. Janë edukatorë të mirë për një familje të shëndetshme dhe mbështetës të miqve. Vendosshmëria e tyre për të arritur diçka shpeshherë mund tu shkaktojë probleme. Megjithatë janë produktivë, me ide të qarta dhe tepër frymëzues.

Tags: Horoskop indianpersonalitet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
Next Post
Meqë nga “Big Brother VIP” s’po kuptojmë kush do jetë brenda, një emër që do jetë jashtë e morëm vesh

Meqë nga “Big Brother VIP” s’po kuptojmë kush do jetë brenda, një emër që do jetë jashtë e morëm vesh








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera