Të gjithëve na kap pakëz nostalgjia nga kujtimet e fëmijërisë. Nuk është çudi që dhe vetë personazhet e famshëm e kanë atë ndjesinë e kthimit pas në kohën kur ishin në moshë të vogël. Afërdita Dreshaj ka “gërmuar” thellë në arkiva dhe na sjell një foto kur ishte vetëm 5-vjeç. Tiparet e bukura që i gëzon akoma dhe sot, është gjëja e parë që bie në sy. Afërdita është në një lidhje të bukur dashurie me hokeistin çek dhe në aspektin profesional është përkushtuar ndaj modelingut.