Njihet për zërin potent, stilin e veçantë sa herë që performon dhe së fundmi për një fizik perfekt që do ja kishte zili edhe një adoleshente.
Bëhet fjalë për këngëtaren e muzikës popullore Valbona Mema e cila prej disa kohësh i është nënshtruar një regjimi të ri ushqimor dhe një stili të ri jetese i karakterizuar nga sporti dhe stërvitja e vazhdueshme.
Nga postimet e këngëtares në rrjetet sociale ajo shfaqet në formë perfekte fizike madje me linjat e saj mund të sfidojë çdo bashkë moshatare.
Valbona ka publikuar sot në “Instagram” një foto të saj duke kryer rutinën e saj të përditshme, vrapin nga Liqeni. Në foto artistja shfaqet në super formë, madje edhe vështirë për ta njohur.\revistawho.com