Belen Rodriguez vazhdon të çorodisë show-bizin italian. E cilësuar si një nga femrat më seksi në Itali, shpesh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private. Marrëdhënia e saj me pilotin e MotoGP thuhet se ka marrë fund pas akuzave që fansat hodhën drejt Belen, që po e shpërqëndronte nga karriera e tij. Epo shkon nga shkon po te Stefano përfundon. Sipas gazetarit Ciaçi me shumë mundësi që Rodriguez-De Martino të kthehen sërish bashkë, pasi ata janë parë shumë afër njëri-tjetrit këtë muaj që lamë pas. Me siguri kanë gjetur mënyrën se si të sqarojnë mosmarrëveshjet dhe t’i japin një shans të dytë dashurisë së tyre. Kot nuk thonë, ku ka zë nuk është pa gjë. Lajmi akoma nuk është konfirmuar nga vetë çifti, por pritet që këtë muaj ata të deklarojnë për të gjithë publikun që janë ribashkuar.