Numri personal i celularit të Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, ka dalë në internet dhe kushdo mund ta ketë. Gjithçka ndodhi pasi i vodhën celularin një gazetari që e kishte në listën e kontakteve. Sipas mediave franceze, presidenti ka marrë menjëherë qindra sms, disa jo dhe aq pozitive, përpara se ta zhdukte përfundimisht atë numër. Macron ka mbajtur të njëjtin numër që kishte edhe gjatë fushatës për t’u bërë president, ndaj e kishin shumë gazetarë. E pikërisht në rubrikën e njërit prej tyre, hajduti e gjeti dhe e shpërndau duke ia dërguar të gjithëve kreun e shtetit, vetëm një telefonatë larg./ revistawho.com