Gjatë një interviste në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmani, Olta Gixhari u rrëfye për gjithçka. Mes të tjerash, ajo nuk mund të mos u ndalte tek eksperienca e “BBV”. Ajo zbuloi se nuk ka pasur asnjë kontakt me Luizin, madje gjatë xhirimit të filmit “Në kuadër të dashurisë, nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë.
“Është budalla ai. E rreh gruaja”, tha ajo.
Por nuk ka vonuar “përgjigjja” e Luizit.
Në një “Ask” në Instagram, ka qenë Kiara ajo që ka marrë pyetjen “A është e vërtetë që e rrah Luizin ti?” dhe përgjigjen e ka dhënë vetë ai me humor.
“Vetëm sot s’më ka rrahur, e kemi pushim të premteve”, ka thënë ai.