Moderatorja e njohur, Arbana Osmani i ka befasuar të gjithë ndjekësit me postimin e fundit në ‘Instagram’ ku është shfaqur në mesin e shtëpisë së saj e rrethuar nga një sërë buqetash me trëndafilë të kuq.
“Në këtë pikë, mendoj se kemi në shtëpi më shumë trëndafila se sa lego-s”, ka shkruar Osmani, duke vënë në dukje faktin se lulet janë të shumta sa ia kanë kaluar dhe lojërave të fëmijëve.
E gjitha ka qenë një surprizë mjaft e bukur nga partneri i saj, Eduarti, i cili ka zgjedhur t’ia zbukurojë ditën në formën më të bukur.
Me siguri shumë vajza do donin të ishin në vendin e Osmanit, mes shumë trëndafilash të kuq dhe dashurisë së madhe që merr çdo ditë nga njerëzit më të shtrenjtë të saj./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CEM_l61Ar1Q/?igshid=1aso9qs022fok







