Ed Sheeran dhe Dua Lipa kanë grumbulluar miliona paund nga pagesat e honorareve për shkak të muzikës së tyre që luhet në sfond në ‘lokacionet industriale’, sipas një raporti financiar.
PRS for Music, organizata që mbledh dhe shpërndan të ardhurat, tha se kishte pasur një rritje rekord prej 113.8 për qind në të ardhurat nga muzika që luhet për punëtorët në magazina.
Muzika në sfond në ‘lokacionet industriale’ gjeneroi 18.1 milion £, ndërsa honoraret për muzikën live u ulën me 29 për qind.
Raporti financiar i PRS 2022 zbuloi se hitet më të luajtura në depo në 2021 ishin Bad Habits e Ed Sheeran dhe Levitating nga Dua Lipa.